13 Tet Testi I fragmentimit të ADN-së
Testi i fragmentimit të ADN-së është një analizë që shërben krahas analizës së spermogramës për të vlerësuar cilësinë e spermës.
Informacioni shtesë që jepet nga ky test lidhet me integritetin e molekulës së ADN-së, i cili është një parametër shumë i rëndësishëm për potencialin fertilizues të spermatozoidëve së bashku me përqëndrimin, lëvizshmërinë dhe morfologjinë.
Ky test rekomandohet në këto raste:
– Çiftet që kanë një historik abortesh
– Çiftet që kanë një infertilitet të pashpjegueshëm për më shumë se 6 muaj
– Partneri është mbi 40 vjeç
– Partneri ka pasur kancer
– Partneri është i ekspozuar ndaj agjentëve toksikë
– Partneri ka pasur infeksione urogjenitale
– Partneri ka një stil jetese jo të shëndetshëm: pi duhan, është sedentar, ndjek një dietë ushqimore jo të balancuar ose është obez
– Cilësi e ulët e embrioneve pas teknilave të FIV.
Për të realizuar testimet e sipërpërmëndura jeni të mirëpritur pranë klinikës tonë. Ku do të merrni gjithashtu edhe shpjegimet dhe udhëzimet e nevojshme shoqëruese të analizave.
Ju lutemi të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.