21 Mar Testi i vitalitetit
Në formë të thjeshtuar, vitaliteti i spermatozoidëve është përqindja e spermatozoidëve të gjallë dhe të shëndetshëm. Vitaliteti nuk është i njëjtë me lëvizshëmirinë, lëvizshmëria vlerëson përqindjen e spermatozoidëve që lëvizin ndërsa vitaliteti përqindjen e spermatozoidëve që janë të gjallë por që nuk lëvizin.
Vitaliteti i spermatozoidëve matet duke vlerësuar integritetin e membranës qelizore. Ky test mund të kryhet në të gjitha mostrat e mbledhura nga pacientët por këshillohet kryesisht në ato pacient ku rezultati i levizshmërisë, e vlerësuar nga spermograma është nën 40%. Përqindja e spermatozoidëve vital vlerësohet nga aftësia e membranës për të ruajtur ekuilibrin jashtë edhe brënda qelizës. Spermatozoidët të cilët janë vital, nën kushtet hipoosmotike do të fryhen dhe bishti I tyre ndryshon formë.
Cfarë e shkakton vitalitetin e ulët?
- Ekspozimi në nxehtësi: Materiali seminal kërkon një temperaturë specifike për të mbijetuar, rreth 4 grade Celcius më pak se temperatura e trupit. Kjo do të thotë se ekspozimi për një kohë të gjatë në temperatura të larta mund të ulë vitalitetin e spermatozoidëve.
- Obeziteti: burrat obezë mund të kenë një disbalancë hormonale duke ulur prodhimin e spermatozoidëve të rinj të shëndetshëm.
- Ekspozimi ndaj toksinave: toksina nuk cilësohen vetëm pesticidet, radiacioni, metalet e rënda apo larësit e ndryshëm, por edhe konsumimi i cigares, drograve dhe alkoolit. Të gjithë këta faktorë mund të dëmtojnë spermatozoidët.
Por cili është niveli normal i vitalitetit?
Meqënëse në materialin seminal do të ketë gjithmonë qeliza të vdekura, niveli i vitalitetit të një matëriali seminal të një cilësie të mirë varion nga 58-91%.
Për të rritur vitalitetin mund të bëhen disa ndryshime si një dietë të shëndetshmë ushqimore të pasur me vitamina, limitimin e ekspozimit ndaj toksinave dhe nxehtësisë.