Testimi i fragmentimit të ADN-së

Testimi i fragmentimit të ADN-së

Përvec analizës së spermogramës, cilësia e materialit seminal vlerësohet edhe me anë të testit të fragmentimit të ADN-së.

Ky test jep informacion mbi integritetin e molekulës së ADN-së, i cili është një parametër shumë i rëndësishëm për potencialin fertilizues të spermatozoidëve së bashku me përqëndrimin, lëvizshmërinë dhe morfologjinë.

Burrat me nivele të larta të fragmentimit të ADN-së kanë shanse më të ulëta të konceptimit natyral.

Ky test rekomandohet në këto raste:
– Çiftet që kanë një historik abortesh
-Çiftet që kanë një infertilitet të pashpjegueshëm për më shumë se 6 muaj
– Partneri është mbi 40 vjeç
– Partneri është i ekspozuar ndaj agjentëve toksikë – Partneri ka pasur infeksione urogjenitale
– Partneri ka një stil jetese jo të shëndetshëm: pi duhan, është sedentar, ndjek një dietë ushqimore jo të balancuar ose është obez
– Cilësi e ulët e embrioneve pas teknilave të FIV.

Këtë analizë mund ta kryeni pranë klinikës tonë, për më tepër informacione kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333.