11 Dhj Toksinat në shtatzëni
Sasi të larta të lëndëve toksike mund të jenë të rrezikshme për fetusin gjatë një shtatzënie.
Disa këshilla për të ulur përdorimin e lëndëve me përmbajtje toksike:
- Shmangni përdorimin e aromave sintetike
- Zgjidhni produktet e kujdesit personal dhe shtëpiak me sa më pak kimikate dhe përdorni doreza kur pastroni shtëpinë
- Anashkaloni disa shërbime bukurie të cilat kanë përmbajtje me ndikim në zhvillimin e fetusit siç është lyerja e flokëve
- Për një pastrim sa më natyral ju mund të zëvendësoni detergjentët me një përzierje aspak toksike siç është uji dhe uthulla.