Toksoplazmoza

Toksoplazmoza

Toksoplazmoza është një infeksion që shkaktohet nga paraziti Toxoplasma gondii. Në shumicën e rasteve është asimptomatike ose mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin dhe inflamacionin.

Toxoplazmoza mund të zhvillohet nga:

– Mishi i pagatuar mirë.

– Zarzavate të palara mirë.

– Qumështi i papasterizuar.

– Feçet e maceve.

Infektimi i nënës gjatë tremestrit të 3-të të shtatzënisë mund të transmetohet tek fetusi me një risk prej 70–80%. Infeksioni rrit riskun e abortit.  Ndërsa bebet që lindin mund të kenë dëmtim të shikimit, zmadhim të mëlçisë dhe shpretkës ose prapambetje mendore.

Prandaj nevojitet të kryhen sa më herët gjatë shtatzënisë ekzaminimet që detektojnë toksoplazmën.