04 Kor Toksplasmoza në shtatzëni
Toksoplasmoza është një infeksion i zakonshëm i shkaktuar nga paraziti T. gondii, por në rastin kur gruaja është shtatzënë ky infeksion bëhet tejet i rrezikshëm pasi mund të kalojë edhe tek fëmija.
Në rast se bebi infektohet mundet ti shkaktohen probleme serioze shëndetsore si verbëri dhe dëmtime të trurit.
- gondii nuk kalon nga një person tek tjetri, por rolin kryesor në tejçimin e parazitit tek njerëzit e luajnë macet. Prandaj këshillohet kujdesi dhe higjena maksimale kur shtatzëna ka mace në shtëpi. Mishi dhe vezët e pagatuara mirë, apo qumështi jo i pasterizuar janë gjithashtu burim potencial për toksoplasmozën dhe parazitë të tjerë.
Këshillohet të bëhet testimi për këtë infeksion qoftë edhe kur gruaja është ende duke e planifikuar një shtatzëni ose në vizitën e saj të parë.