![](https://www.klinikagliozheni.com/wp-content/uploads/2021/10/Screenshot_6.png)
03 Nën TRANSFERIMI I EMBRIONEVE
Pasi është kryer konsulta, marrja e vezëve, fertilizimi i tyre dhe mbajtja në kulturë për disa ditë, gruaja përgatitet për transferimin e embrioneve në mitër.
Dita e transfertës dhe numri i embrioneve që do transferohen varen nga një sërë faktorësh.
Procedura realizohet me një kateter specifik, me anë të të cilit biologu transporton embrionet nga piastra e kulturës në mitrën e gruas, ku ato pozicionohen me kujdes. Kjo ndodh nën udhëheqjen e gjinekologut që e ndjek transferimin me anë të ekografisë.
Dy javë pas transfertës së embrioneve, gruaja do të kryejë testin e ß-HCG për të parë nëse ka ngelur shtatzënë.
Në rast se keni probleme infertiliteti në çift, ju mund të kontaktoni në numrat:
tel. +355 4 222 36 32
cel. +355 67 27 33 333
Për të rezervuar një orar dhe për të ndjekur hap pas hapi problematikat.