TRANSFERIMI I EMBRIONIT

TRANSFERIMI I EMBRIONIT

Përgatitja që çifti ndjek kur i nënshtrohet proçesit të fertilizimit in vitro ka si qëllim final krijimin e embrioneve dhe transferimin e tyre në mitrën e gruas.
Çifti informohet vazhdimisht për zhvillimin e embrioneve. Në varësi të numrit të vezëve të marra dhe cilësisë së embrioneve përcaktohet dita kur do të bëhet transferta dhe numri i embrioneve që do transferohet. Pas procedurës gruaja qëndron në klinikë përreth një orë dhe më pas mund të vazhdojë rutinën e saj ditore si normalisht.
Dy javë pas transfertës së embrioneve, gruaja do të kryejë testin e ß-HCG për të parë nëse ka ngelur shtatzënë.

Në rast se keni probleme infertiliteti në çift, ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar dhe për të ndjekur hap pas hapi problematikat.