16 Gus Transferta e Embrioneve
Cikli i transfertës së embrioneve konsiston në shkrirjen e embrioneve të çiftit të cilat janë të ruajtura në azot të lëngët dhe transferimin më pas të embrionit/eve në uterusin e gruas.
Përpara se gruaja ti nënshtrohet transfertës, mjeku gjinekolog bën të mundur përputhjen e ciklit menstrual dhe kohën e transfertës.
Gjithashtu paraprakisht gruaja përdor hormone të cilat ndihmojnë endometriumin për të implantuar embrionin.
Gjatë kohës që përdoren hormonet, kryhen testet e gjakut dhe ekografia transvaginale për të parë se si ka reaguar trupi.
Në bazë të ekzaminimeve të mësipërme vendoset edhe data se kur do të kryhet transferta e embrioneve të shkrira.
Në qoftë se dëshironi që të konsultoheni për procedurat e fertilizimit in vitro ju mirëpresim pranë Klinikës tonë.
Ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për rezervuar një orar.