24 Mar TUBAT E FALLOPIT
Në sistemin ripodhues femëror, tubat e fallopit janë ura lidhëse mes vezoreve dhe uterusit. Çdo muaj gjatë ovulimit, njëri nga tubat do të çlirojë një vezë dhe alternohen në ciklin pasardhës.
Fertilizimi i vezës ndodh në tubat e fallopit. Kur veza e fertilizuar zhvillohet në embrion, ajo transportohet nëpërmjet këtyre tubave në uterus ku dhe implantohet.
Shkaqet e bllokimit të tubave fallopian janë:
-Endometrioza
-Infeksionet pelvike
-Shtatzënitë ektopike
-Fibroidet
Në rastet kur një ose të dy tubat janë të bllokuar, kjo gjendje zvogëlon mundësitë e vezës për tu fertilizuar dhe çon në infertilitet ose në shtatzëni ektopike.
Pacientet të cilat kanë probleme me bllokimin e tubave fallopianë mund ti nënshtrohen kirurgjisë për të larguar pjesën që bllokon tubin ose mund ti nënshtrohen fertilizimit të asistuar për të patur një shtatzëni të sigurtë.
•
Në qoftë se dëshironi më tepër informacion ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.