02 Qer udhetimet me avion gjate shtatzenise
Jeni shtatzënë dhe nuk jeni të sigurta nëse mund të udhëtoni ose jo? Nëse keni një shtatzëni normale dhe të shëndetshme, mund të jetë e sigurt të udhëtoni me avion gjatë pjesës më të madhe të saj.
Gjatë trimestrit të dytë – javët 14 deri 27 – mund të jetë një kohë e përsosur për të fluturuar, për arsye sepse pasi të keni kaluar tremujorin e parë, përzierjet e mëngjesit nuk do të shfaqen më dhe do të jeni më energjike.
Por, këshillohet të mos fluturoni pas javës së 36-të së shtatzënisë .
Sidoqoftë, diskutoni planet tuaja të udhëtimit me mjekun përpara se të rezervoni fluturimin.