URIA GJATË CIKLIT MENSTRUAL

URIA GJATË CIKLIT MENSTRUAL

Para menstruacioneve dhe menjëherë pas tyre gratë kanë të theksuar ndjenjën e urisë.  Studimet tregojnë se kjo ndjesi mund të jetë faktor për rritjen e peshës. Çrregullimet e urisë  mund të lidhen me ndryshimet në hormonet seksuale, të cilat kulmojnë gjatë fazës luteale, pak para menstruacioneve.

Progesteroni gjithashtu rritet duke bërë që të përjetohet dëshira për të konsumuar ushqime ose të luftohet me puçrrat dhe pakënaqësitë e trupit.

Dëshira për ushqime të pasura me yndyrë dhe sheqer mund të jetë një mekanizëm i mbijetesës pasi ato përfaqësojnë një burim energjie.

Kjo është pikërisht arsyeja përse biologjia është një faktor domethënës në përcaktimin e shprehive të ushqyerjes rreth asaj kohe të muajit.

Uria është nganjëherë një tregues që trupi ka më shumë nevojë për një lëndë ushqyese të caktuar. Në veçanti, hekuri mund të ulet kur cikli shoqërohet me gjakderdhje të mëdha menstruale.