19 Jan Urinimi i shpeshtë në shtatzëni
Urinimi i shpeshtë në shtatzëni është një pasojë e natyrshme e konsumimit të shumë lëngjeve për të qëndruar e hidratuar dhe e shëndetshme gjatë shtatzënisë.
Disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë:
1. Përkuluni përpara kur urinoni në mënyrë që të pastrohet fshikëza në mënyrën e duhur.
2. Përpiquni të mos pini shumë ujë para se të flini, pasi kjo arrin të parandalojë rritjen e urinimit gjatë natës.
3. Mundohuni të shmangni pijet dhe produktet që përmbajnë kafeinë, sepse mund t’ju bëjnë të keni nevojë për të urinuar më shpesh.
4. Praktikoni ushtrimet “Kegel” për të përforcuar muskujt e legenit tuaj, pasi kjo mund të ndihmojë në parandalimin e rrjedhjeve kur kolliteni, tështini apo qeshni, si para dhe pas lindjes.