Ushqimi i bebit

Ushqimi i bebit

3 shenja se ka ardhur momenti për ti dhënë ushqim bebit tuaj:

1-Mund të qendrojnë ulur në karrige pa patur nevojë për ndihmën tuaj.
Kjo tregon se bebushi juaj tashmë mund të ketë një ekuilibër më të fortë dhe ju mund ta ushqeni lirshëm.

2-Shfaqin interes kur shohin ushqimin dhe reagon me mimika duke treguar se i pëlqen të ulet pranë jush kur është koha për të ngrënë.

3-Ka interes për të provuar ushqimin dhe shije të reja përtej qumështit.

Por gjithsesi sugjerohet të filloni me hapa të vegjël derisa ata të jenë familjarizuar me ushqimet e forta dhe përtypjen.