06 Jan Vaji i ullirit
Vaji i ullirit cilësohet si alternativa më e mirë për tu konsumuar dhe kjo nuk vlen vetëm për gratë shtatzëna.
Disa nga të mirat e tij janë:
1.Lufton infeksionet. Kjo sajë përmbajtjes së lartë të vitaminës A, e cila ndihmon gjithashtu në forcimin e shikimit tek fetusi që po rritet.
2.Përmirëson reflekset tek bebet.
3.Nxit një zhvillim fetal të shëndetshëm duke qënë i pasur me Omega -3.
4.Vitamina E e pranishme në vajin e ullirit është lehtësisht e përthithshme nga nëna dhe e përgatit beben për të dalë nga placenta në atmosferën e mbushur me oksigjen.
Përsa i përket nënës, aplikimi i vazhdueshëm dhe i rregullt i vajit të ullirit ndihmon në zbehjen e strijave që krijohen gjatë shtatzënisë si rrjedhojë e tendosjes së muskujve pelvikë dhe zgjerimit të abdomenit.