23 Kor Vajzë apo Djalë
Çdo qelizë normale njerëzore përmban 46 kromozome, përveç spermatozoidit dhe vezës që kanë 23 kromozome secila.
Kur spermatozoidi fertilizon një ovocit, 23 kromozomet që vijnë nga babai bashkëshoqërohen me 23 kromozomet nga nëna për të formuar 46 kromozome.
Veza e fertilizuar përmban 1 kromozom seksual nga nëna (X) dhe 1 kromozom seksual nga babai (X) ose (Y).
Në rastet kur kombinimet janë XX atehere bebi do të jetë vajzë dhe kur çifti kromozomik është XY, fëmija do të jetë djalë.