29 Maj VAKSINIMI NË SHTATZËNI
Disa vaksina si ajo e gripit mund të kryhen gjatë shtatzënisë. Ndërsa vaksina të tjera, që përmbajnë për shëmbull virus të gjallë, këshillohet të kryhet pas lindjes së bebit.
Grave shtatzëna ju këshillohet kryerja e vaksinës së gripit. Kjo jo sepse ato kanë imunitet më të ulët se pjesa tjetër e popullsisë, por sepse nëqoftëse infektohen nga gripi sezonal mund të kenë komplikacione më të rënda se zakonisht.
Mjeku gjinekolog që bën ndjekjen e shtatzënisë duhet të jetë në dijeni për vaksinimin apo ta rekomandoj atë.