Varikoçela dhe infertiliteti

Varikoçela dhe infertiliteti

Rreth 35 % e burrave me varikoçele shfaqin infertilitet primar dhe 81% infertilitet sekondar. Shkaku kryesor i zmadhimit të venave në skrotum është çrregullimi i qarkullimit të gjakut në venat testikulare duke ndikuar në funksionin e testikujve.
Kjo gjendje rrit temperaturën intratestikulare, ul nivelet e testosteronit dhe ndikon në procesin e spermatogjenezës (procesi i formimit të spermatozoidëve dhe maturimit të tyre).

70% e pacientëve me varikoçele shfaqin probleme me cilësinë e materialit seminal duke filluar nga përqëndrim i ulët dhe probleme me morfologjinë deri në mungesë totale të spermatozoidëve duke kompromentuar mundësinë e një shtatzënie.
Këshillohet të kryhet diagnostikimi dhe trajtimi i kësaj gjendjeje pasi sipas studimeve, pas trajtimit vërehet përmirësim i cilësisë së spermës dhe mundësinë e një shtatzënie spontane deri në 60%.