06 Sht Verë – diell, not dhe infeksione mykotike…
Disa arsye pse gjatë muajve të nxehtë jeni më të predispozuara ndaj infeksioneve mykotike:
1.Mbajtja veshur gjatë e kostumit të banjës të lagur.Lagështia krijon kushte ideale për zhvillimin e mykut.
2.Veshja e rrobave të ngushta apo me materiale sintetike.Ato pengojnë largimin e nxehtësisë dhe nxisin djersitjen duke krijuar mjedisin ideal për mykun.
3.Dieta ushqimore e pasur me sheqer të rafinuar.Merren nga ëmbëlsirat dhe koktejlet që nuk kursehen gjatë pushimeve dhe shkaktojnë rritje të niveleve të sheqerit në gjak duke sjellë zhvillimin e mëtejshëm të infeksionit dhe uljen e sistemit imunitar.
- Stresi.Ironikisht bashkë me pushimet vera sjell dhe përpjekjet për të plotësuar afate në punë, sezon provimesh, përgatitje dhe organizim pushimesh. Gjithë këto shkaktojnë stres i cili gjithashtu e ul sistemin imunitar.