VERNIKSI

VERNIKSI

Verniksi -Vernix caseosa është një mbulesë e bardhë me origjinë yndyrore, e cila rrethon trupin e bebit duke filluar nga java e 18-ë e shtatzënisë. Kjo mbështjellje mbron lëkurën e bebit dhe e ndihmon atë të kryejë një sërë funksjonesh, për sa kohë gjendet në mitrën e nënës, i rrethuar nga lëngu amniotik. Mendohet se verniksi luan rol si barrierë për humbjen e ujit, rregullimin e temperaturës dhe ndihmon në imunitetin e lindur.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit larja e bebit pas lindjes mund të shtyhet deri në 24 orë dhe në këtë rast verniksi i cili mbështjell lëkurën e bebit vazhdon të luajë rolin mbrojtës duke ruajtur vetitë antibakteriale.