07 Mar Vezore polikistike apo Sindroma e Vezoreve Polikistike-Ku qëndron ndryshimi ?
Ka një paqartësi midis grave për të kuptuar ndryshimin midis të paturit e vezoreve polikistike (PCO- nga anglishtja polycystic ovaries) dhe të qënit e diagnostikuar me Sindromën e Vezoreve Polikistike (PCOS- nga anglishtja polycystic ovaries syndrome).
Megjithëse nga emërtimet mund të ketë ngjashmëri, përsa i përket rreziqeve dhe trajtimeve mjekësore ato ndryshojnë shumë.
PCO është një variant normal i vezoreve që kanë një densitet të lartë të folikulave të cilat janë vetëm pjesërisht të maturuara, kurse PCOS është një gjëndje metabolike, e cila mundet ose jo të vijë si rrjedhojë e të pasurit e vezoreve polikistike.
Ndryshimet kryesore midis tyre janë:
1.PCO është më e përhapur se PCOS.
2.Gratë me PCOS rrezikohen nga pasoja afatshkurtra dhe afatgjata të lidhura me sindromën ndryshe nga ato me PCO.
3.Simptomat e PCOS janë të dukshme herët gjatë jetës kurse PCO nuk ka simptoma dhe shpesh zbulohet rastësisht.
4.Shfaqja e kisteve në PCO mund të shkaktohet nga një mori arsyesh në ndryshim me PCOS ku prania e tyre lidhet me një çrregullim hormonal.
5.Gratë me PCO mundet gjithsesi të ngelen shtatzëna, kurse ato me PCOS iu duhet të përballen me infertilitetin.
#vezorepolikistike #sindromaeVezorevePolikistike #klinikaGliozheni #përseGliozheni
#fertiliteti #shëndetiigruas