VEZORET DHE VEZA MBRETËRESHË

VEZORET DHE VEZA MBRETËRESHË

Tek gruaja vezët rriten në brendësi të folikujve në vezore. Gratë kanë dy vezore. Gjatë javës së parë pasi fillojnë periodat, të dyja vezoret fillojnë të rrisin folikuj që mund të bëhen vezë të maturuara. Vetëm rreth ditës së 7-të, njëra vezë bëhet dominante, vezë “mbretëreshë”. Ajo do të vazhdojë të rritet dhe të përgatitet për tu liruar në gypat e Falopit në ditën e 14. Vezët e tjera rrjedhimisht do të degjenerohen.
Ndërsa në rastet kur bëhet fekondim in vitro ose ruajtja e vezëve në ngrirje, këto vezë nuk lihen të degjenerojnë, por ndihmohen për tu rritur, në mënyrë që të sigurohen sa më shumë vezë.
Çdo muaj është vetëm njëra nga vezoret që përgatit vezën “mbretëreshë”. Disa studime kanë treguar se ndryshime anatomike midis anës së djathtë dhe asaj të majtë të sistemit riprodhues favorizojnë vezoren e djathtë për të prodhuar më shumë vezë mature.