27 Nën Vitamina B12
Mangësitë e Vitaminës B12 tek foshnjat që ushqehen me gji dhe nënat vegjetariane.
Vitamina B12 ka rol kyç në funksionimin e trurit dhe sistemit nervor, formimin e qelizave të kuqe të gjakut, në krijimin dhe riparimin e ADN-së si dhe në metabolizmin e qelizave.
Vitamina B12 nuk prodhohet në organizëm, ajo merret vetëm nëpërmjet ushqimeve dhe furnizimi me të duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme.
Normalisht fëmija që rritet në mitër e merr nga nëna këtë vitaminë dhe kur lind nëna vazhdon t’ja sigurojë përmes qumështit të gjirit.
Nënat të cilat ndjekin një dietë vegjetariane (ose konsumojnë shumë pak produkte si qumështi, mishi, peshku apo veza) dhe ushqehejnë foshnjat me gji, rrezikojnë që fëmija e tyre të zhvillojë defiçencë të vitaminës B12.
Pasojat e kësaj mungese në organizëm janë shumë të rënda prandaj duhet parandaluar ky fenomen duke pasur një dietë të balancuar dhe në rastet kur kjo nuk arrihet të merren suplemente të rekomanduara nga mjeku.