Vitaminat prenatale

Vitaminat prenatale

Vitaminat prenatale janë një kombinim vitaminash dhe mineralesh.

Një dietë e shëndetshme është e mjaftueshme për të marrë lëndët ushqyese të nevojshme por mund të ketë raste të caktuara që nevojitet marrja në forma të tjera siç janë pilulat.

Suplementet dhe sasia e tyre ndryshojnë në varësi të gjendjeve të caktuara shëndetsore, moshës, ecurisë së shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.

Pavarësisht dëshirës suaj për të qënë sa më të shëndetshme gjatë shtatzënisë duhet të konsultoheni me mjekun i cili ju ndjek për marrjen e suplementeve.