Vizita e parë gjinekologjike

Vizita e parë gjinekologjike

Vajzat këshillohen të bëjnë vizitën e parë gjinekologjike sa më herët. Ndonëse mamaja mund të insistojë që të jetë e pranishme gjatë vizitës  është mirë që biseda të jetë midis vajzës dhe mjekut.
Mjeku mund të bëjë disa pyetje në lidhje me menstruacionet ose nëse jeni seksualisht aktive, duke ruajtur konfidencialitetin. Nëse ndjeheni në siklet kini parasysh që biseda e mësipërme është e nevojshme që gjinekologu të marrë informacionin e duhur rreth shëndetit riprodhues.

Ju mund të diskutoni për disa pyetje apo shqetësime si:
– Dhimbjet e barkut dhe probleme me menstruacionet.
– Aknet në fytyrë.
– Seksin dhe seksualitetin.
– IST (Infeksione Seksualisht të Transmetueshme) apo SST (Sëmundje Seksualisht të Transmetueshme).
– Luhatjet emocionale etj.