VIZITA GJINEKOLOGJIKE

VIZITA GJINEKOLOGJIKE

Vizita gjinekologjike rekomandohet të kryhet çdo vit dhe sa herë që gruaja shfaq shqetësime apo simptoma si dhimbje pelvike, vaginale ose gjakderdhje jo normale nga uterusi.
Fillimisht mjeku pyet për problematikat mjekësore, simptomat, gjendje të mëparshme dhe informacione të tjera që ndihmojnë në vendosjen e diagnozës. Përsa i përket ekzaminimeve, gjinekologu mund kryejë ekzaminim vaginal me anë të spekulumit në mënyrë që të bëhet i dukshëm cerviksi.

Në përfundim të vizitës mjeku mundet t’ju kërkojë të kryeni disa analiza specifike si ekzaminimi i gjakut komplet, ekzaminimi i urinës, pap testi dhe ekografia.

Pasi kryhen analizat, informacioni i mbledhur nga vizita dhe rezultatet e analizave vendoset diagnoza dhe trajtimi i duhur.
Gjendjet mjekësore të cilat trajton mjeku gjinekolog janë:
-Shtatzënia
-Planifikimi familjar
-Metodat kontraceptive
-Sëmundjet seksualisht të trasmetueshme
-Sëmundjet beninje të traktit riprodhues
-Problemet me indet pelvike
-Aborti

Për të kryer një vizitë pranë nesh, ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.