Vizita gjinekologjike

Vizita gjinekologjike

Vizita gjinekologjike rekomandohet të kryhet çdo vit dhe sa herë që gruaja shfaq shqetësime apo simptoma si dhimbje pelvike, vaginale ose gjakderdhje jo normale nga uterusi.

Mjeku gjinekolog mbledh informacion për problematikat mjekësore, simptomat, gjendje të mëparshme të cilat ndihmojnë në vendosjen e diagnozës.

Gjendjet mjekësore të cilat trajton mjeku gjinekolog janë:

-Shtatzënia
-Planifikimi familjar
-Metodat kontraceptive
-Sëmundjet seksualisht të trasmetueshme
-Sëmundjet beninje të traktit riprodhues
-Problemet me indet pelvike
-Aborti

Për të kryer një vizitë pranë nesh, ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.