Vizita gjinekologjike

Vizita gjinekologjike

Vizita gjinekologjike rekomandohet të kryhet çdo vit dhe sa herë që gruaja shfaq shqetësime apo simptoma si dhimbje pelvike, vaginale ose gjakderdhje jo normale nga uterusi.

Disa nga gjendjet që mund ti trajtojë gjinekologu janë:

-Çështjet e lidhura me shtatzëninë, fertilitetin, menstruacionet dhe menopauzën

-Planifikimi familjar, metodat kontraceptive dhe përfundimi i shtatzënisë

-Problemet e lidhura me indet pelvike

-Infeksionet seksualisht të transmetueshme

-Sindromi i ovarit policistik

-Sëmundjet beninje të traktit riprodhues si cistet ovariane, fibroidet, çrregullimet e gjirit.

-Gjendjet premalinje si hiperplazia endometriale dhe displazia cervikale

-Kanceri i qafës së mitrës dhe kanceri i gjirit

-Anomali të lindura të sistemit riprodhues femëror

-Endometrioza

-Disfunksionimi seksual

Vizita gjinekologjike mund të nisin që nga mosha 13 vjeçare. Gratë dhe vajzat mund të gjejnë mbështetjen e nevojshme gjatë çdo faze të jetës së tyre pranë Klinikës Gliozheni.

Për të kryer një vizitë pranë nesh, ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32  dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.