Vonesa e Ciklit Menstrual

Vonesa e Ciklit Menstrual

Pasi është përjashtuar mundësia e një shtatzënie, mungesa e cikli menstrual tregon për çrregullim të periodave.

Disa nga arsyet mundet të jenë:
– Gruaja vuan nga sindromi i ovares policistike
– Stresi i cili shton hormonin kortizol dhe ndikon në prodhimin e estrogjenit dhe progesteronit
– Ndryshimi i rutinës ditore (psh. duke rritur ritmin e stërvitjes) apo ndryshimi drastik i dietës ushqimore
– Luhatjet e hormoneve te tiroides siç janë hipertioidizmi apo hipotiroidizmi
– Medikamente si antidepresantët, antipsikotikët apo përdorimi i gabuar i kontraceptivëve oral

Nëse vihet re një problematikë e tille, këshillohet të kryhet një vizitë me mjekun gjinekolog për të mundësuar normalizimin e ciklit menstrual dhe për tu siguruar mbi shkaktarët.

Për më tepër informacione,ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333.