23 Jan Zhvillimi i Fëmijës
Kujdesi shëndetësor para konceptimit të një fëmije është kujdesi që një grua merr përpara shtatzënisë me anë të këshillimit me mjekun gjinekolog. Synimi është të ofrohet informacion dhe trajtim që të ndihmojë në uljen e rreziqeve për fetusin.
Gjatë 9 muajve të shtatzënisë, barra ndiqet vazhdimisht me vizitat tek mjeku gjinekolog deri në procesin e lindjes për të siguruar shëndetin e gruas dhe të bebit.
Pas lindjes është e këshillueshmë të ndiqet i njëjti kujdes pasi ky është momenti ku kupton se si ecën zhvillimi i fëmijës.
Prindërit duhet të ndjekin më përpikmëri lëvizjet dhe reagimet si: gjestikulacioni, tingujt që nxjerr, mënyra si përgjigjet ndaj stimujve të jashtëm apo lojrave që luan. Kur fëmija është indiferent dhe nuk shfaq interes, këshillohet të ndiqet nga mjekë logopedist për të kuptuar më tepër mbi zhvillimin që në moshë të hershme.