Gripi dhe të ftohurit gjatë shtatzënisë⠀

Gripi dhe të ftohurit gjatë shtatzënisë⠀

Gjatë shtatzënisë organizmi juaj pëson ndryshime.⠀
Për këtë arsye ju jeni më e ndjeshme ndaj të ftohurit dhe gripit krahasuar me periudhën para shtatzënisë.⠀

Për të mbrojtur sistemin tuaj imunitar :⠀
▪ Hani ushqim të shëndetshëm si fruta e perime.⠀
▪ Pini shumë lëngje apo çajra bimor të cilat e furnizojnë trupin tuaj me vitamina dhe minerale.⠀
▪ Kufizoni maksimalisht pirjen e pijeve të cilat kanë kafeinë dhe sheqer.⠀
▪ Pushoni sa herë që e ndjeni se jeni lodhur dhe keni nevojë për pushim.⠀
▪ Bëni ushtrime të lehta për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.⠀
▪ Mos pini duhan dhe mos qëndroni në vende ku pihet duhani.⠀