6-KURIOZITETE

Vetëm një spermatozoid mund të penetrojë vezën e pjekur duke e fekonduar atë. Gjatë kalimit nëpërmjet  membranës së vezës, spermatozoidi humbet bishtin e tij. Më pas bërthamat e vezës dhe të spermatozoidit shkrihen me njëra-tjetrën dhe kështu fillon krijimi i embrionit të ri.

Seksi i fëmijës përcaktohet nga babai. Qeliza vezë e nënës mbart gjithmonë kromozomin e seksit X, ndërsa qeliza spermatike e babait mund të mbajë kromozomin e seksit X ose atë Y.