6-KURIOZITETE

Kur nëna merr shumë peshë gjatë shtatzënisë mund të vendosë në rrezik shëndetin e saj dhe të bebit. Shtimi i madh në peshë, mbi 12 kg për shembull, ndikon në presionin e gjakut, në rritjen e rrezikut të lindjes së parakohshme, diabetit gestional dhe lindjes çezariane. Pesha...

Polipet uterine ose të njohura si polipet endometriale janë rritje qelizore beninje në mbështjelljen e brendshme të uterusit. Polipet zakonisht nuk janë kancerogjenë por disa mund të kthehen në kancer ose të shkaktojnë: - Gjakderdhje jonormale - Gjakderdhje post menopauzës - Prolapse, pra kur polipi zhvendoset drejt qafës...

Human papilloma virus (HPV) i referohet një grupi virusesh. Ekzistojnë më shumë se 100 tipe, të paktën 40 prej tyre përhapen nëpërmjet kontaktit seksual dhe rrallë nga nëna tek fëmija me anë të lindjes vaginale. Disa lloje HPV shkaktojnë lythat gjenital dhe mund të çojnë në...

Kolposkopia është teknika që përdoret për të vërejtur praninë e qelizave kanceroze në qafën e mitrës, vaginë apo në vulvë. Një instrument i quajtur kolposkop paraqet një pamje të zmadhuar të indit në cerviks, vaginë apo në vulvë. Gjatë kolposkopisë, mjeku mund të kryejë biopsinë e qelizave jonormale dhe të vendoset diagnoza e indit të marrë. Kolposkopia mund të përdoret për të diagnostikuar: - Lythat gjenitale - Inflamacioni i qafës së mitrës - Ndryshimet prekanceroze në indet e qafës së mitrës - Ndryshimet  prekanceroze në indin e vaginës - Ndryshimet prekanceroze të vulvës Kolposkopia është një procedurë e sigurt që mbart shumë pak rreziqe. Këtë ekzaminim mund ta kryeni pranë klinikës tonë, për më tepër informacione kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32  dhe cel. +355 67 27 33 333.    ...

Këto janë 6 shenjat kryesore të cilat tregojnë se ju jeni duke ovuluar dhe kjo është periudha me e përshtatshme për të mbetur shtatzënë: 1- Temperatura bazale e trupit tuaj bie dhe më pas rritet sërish. 2- Mukusi i qafës së mitrës bëhet më i qartë dhe...

Përafërsisht 15% -20% e shtatzënive të njohura klinikisht përfundojnë në abort spontan. Në 4 -8% të çifteve me humbje të përsëritur të shtatzënisë, të paktën njëri nga partnerët ka anomali kromozomike. Pasojat klinike të këtyre anormalive përfshijnë sterilitetin, abortet e përsëritura dhe lindjen e fëmijëve...

Marrëdhëniet seksuale mund të shkaktojë lindje të parakohshme. (MIT) • Shumë çifte tregojnë histori të marrëdhënieve në periudhat e fundit të shtatëzanisë, e cila sipas tyre sjell në lindjen e fëmijës, por të kryesh marrëdhënie seksuale nuk shkakton lindje të parakohshme. Nëse keni një histori të lindjes së parakohshme,...

Mit apo e vërtetë ? ~Mos konsumoni ushqime deti gjatë shtatzënisë.~ (MIT) Ka shumë konfuzione rreth ushqimeve të detit dhe shtatzënisë të cilat shkaktojnë që shumë nëna ti thonë JO peshkut. E vertetë është që duhet të shmangni kryesisht: 1.Peshqit e gjallë: për shkak se mundet të jenë mbartës të...

Hiperprolaktinemia i referohet mbiprodhimit të hormonit prolaktinë (PRL), i cili stimulon prodhimin e qumështit të gjirit pas lindjes në gratë shtatzëna. Tek femrat joshtatzëna, prolaktina ndihmon në rregullimin e ciklit menstrual, ndërsa  tek meshkujt ndikon në prodhimin e spermatozoidëve. Sasia e rritur e PRL-së mund...

Shumë gra shtatzëna vërejnë ndryshime në sensin e nuhatjes gjatë tremujorit të parë. Nuhatja e shtuar mund të nxisë të përzierat në mëngjes. Rritja e ndjeshmërisë ndaj aromave mund të shkaktohet nga ndryshimet hormonale dhe në veçanti prej rritjes së përqëndrimit të estrogjenit. Disa mënyra për të...