ndjekjeshtatzënie Tag

Kur një grua shtatzënë konsumon një filxhan kafeje, kafeina kalon lehtësisht placentën dhe futet në lëngun amniotik dhe në qarkullimin e gjakut të fëmijës. Metabolizmi i fetusit është akoma duke u zhvilluar, prandaj ai ekspozohet ndaj efekteve të kafeinës për një kohë më të gjatë se nëna.

Nivelet e larta të progresteronit, gjatë shtatzënisë, ngadalësojnë funksionin tretës dhe për këtë arsye ushqimi rri  më gjatë në stomak. është më mirë nëse do të hani pak  dhe shpesh, pasi ushqimet në sasi të mëdha  do ta ngarkonin stomakun  dhe do të përkeqësonin tretjet...

Studime të ndyshme tregojnë se përdorimi i bojës së flokëve gjatë shtatzënisë , lidhet me zhvillimin e disa keqformimeve tek pasardhësit. Rekomandohet që shtatzënat ta shmangin totalisht lyerjen e flokëve....

Studime të fundit tregojnë se konsumimi i rregullt i çokollatës gjatë shtatzënisë mbron nënat nga rreziku i preeklampsisë dhe hipertensionit të shtatzënisë. Këshillohet veçanërisht çokollata e zezë, por kujdes të mos teprohet me sasinë....

Llogaritja e  moshës  së  shtatzënisë bëhet duke u bazuar në  datën e  menstruacioneve të fundit. Kjo  për faktin  se, shpesh, data e saktë e  konceptimit  nuk dihet, ndërkohë  që data e ardhjes  së menstruacioneve fiksohet.