klinikaGliozheni Tag

Nivelet e larta të progresteronit, gjatë shtatzënisë, ngadalësojnë funksionin tretës dhe për këtë arsye ushqimi rri  më gjatë në stomak. është më mirë nëse do të hani pak  dhe shpesh, pasi ushqimet në sasi të mëdha  do ta ngarkonin stomakun  dhe do të përkeqësonin tretjet...

Sindroma paramenstruale, përfshin një tërësi ndryshimesh fizike dhe shpirtërore që një grua fillon të përjetojë rreth dy javë para ardhjes së menstruacioneve dhe që zgjasin deri pak ditë pas fillimit të tyre. 

Shtatzënitë zakonisht zgjasin 280 ditë, por ajo e 25-vjeçares Beulah Hunter nga Los Anxhelos, në vitin 1945, ka zgjatur 375 ditë, plot një vit dhe 10 ditë. Ajo lindi një vajzë të shëndetshme, ndërkohë që dhe për vetë mjekët kjo kohëzgjatje ishte një tekë e...

Vetëm një spermatozoid mund të penetrojë vezën e pjekur duke e fekonduar atë. Gjatë kalimit nëpërmjet  membranës së vezës, spermatozoidi humbet bishtin e tij. Më pas bërthamat e vezës dhe të spermatozoidit shkrihen me njëra-tjetrën dhe kështu fillon krijimi i embrionit të ri.

Studime të ndyshme tregojnë se përdorimi i bojës së flokëve gjatë shtatzënisë , lidhet me zhvillimin e disa keqformimeve tek pasardhësit. Rekomandohet që shtatzënat ta shmangin totalisht lyerjen e flokëve....

Embrionet e krijuara në laborator, in vitro,  mund ti nënshtrohen kontrollit gjenetik para implantimit, PGS. Qëllimi është identifikimi i embrioneve që përmbajnë anomali kromozomike duke mundësuar kështu vetëm transferimin e embrioneve të shëndosha në mitrën e gruas.

Studime të fundit tregojnë se konsumimi i rregullt i çokollatës gjatë shtatzënisë mbron nënat nga rreziku i preeklampsisë dhe hipertensionit të shtatzënisë. Këshillohet veçanërisht çokollata e zezë, por kujdes të mos teprohet me sasinë....

Në stinën e dimrit është më e zakonshme të merrni një të ftohur. Megjithë kujdesin tuaj mund të ndodhë që të sëmureni dhe në këtë rast duhet të pushoni, të rrini ngrohtë dhe të pini shumë lëngje për të shmangur dehidratimin.