shëndetiigruas Tag

Gjatë çdo cikli menstrual të një gruaje në moshë riprodhuese, një vezë maturohet dhe lë vezoren, pra ovulon. Jetëgjatësia e vezës është maksimumi 24 orë. Në qoftë se gjatë këtyre 24 orëve veza takon spermën ndodh shtatzënia. Në të kundërt veza shpërbëhet në tubin e Falopit...

Ne vlerësojmë rëndësinë e madhe që ka shëndeti seksual dhe riprodhues i gruas për jetën e saj. Ky shëndet nuk ka të bëjë vetëm me mirëqënien e përditshme të gruas, por me çdo fazë të jetës së saj, duke filluar nga puberteti, adoleshenca, lindja e...

Pap-testi Këshillohet që të jetë një kontroll vjetor.  Në laborator bëhet ekzaminimi i qelizave të marra nga mjeku prej qafës së mitrës për të kontrolluar praninë e qelizave anormale apo kancerogjene....

Shkaktari kryesor i infeksioneve vaginale mykotike në mbi 90 % të rasteve është Candida albicans. Normalisht në vaginë ruhet një balancë midis baktereve dhe mykut, e cila nëqoftëse prishet myku, rritet mbi nivelet normale dhe çon në kruarje, derdhje vaginale, lëkurë të irrituar, skuqje të vulvës, dhimbje ose djegie gjatë urinimit etj.

Kanceri i qafës së mitrës zë vendin e katërt në botë përsa i përket përhapjes. Qafa e mitrës është pjesa më e poshtme e mitrës e cila hapet më tej në vaginë. Kanceri ndodh kur qeliza jonormale fillojnë të rriten në mënyrë të pakontrolluar.

Sindroma paramenstruale, përfshin një tërësi ndryshimesh fizike dhe shpirtërore që një grua fillon të përjetojë rreth dy javë para ardhjes së menstruacioneve dhe që zgjasin deri pak ditë pas fillimit të tyre. 

Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe gingivave (mishrat e dhëmbëve) është i  rëndësishëm gjatë shtatzënisë edhe për shkak se ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë kësaj periudhe  rrisin rrezikun për sëmundje të mishrave të dhëmbëve  duke ndikuar edhe në shëndetn e bebit në zhvillim.