gjinekologji Tag

Vajzat dhe gratë mund të gjejë pranë Klinikës Gliozheni mbështetjen e nevojshme gjatë çdo faze të jetës së tyre duke filluar nga puberteti, adoleshenca, lindja e fëmijëve dhe jeta riprodhuese, menopauza dhe postmenopauza. Ne ju ofrojmë shërbim të kualifikuar nga një staf profesional, të  cilët asistohen...

Cistet e vezoreve janë xhepa ose masa të mbushura me fluide në vezore ose në sipërfaqe të saj. Normalisht vezoret rrisin çdo muaj folikula, të cilat prodhojnë hormone dhe lirojnë vezën kur ovulon. Këto quhen ciste funksjonale, rrallë herë mund të shkaktojnë shqetësime dhe zhduken brenda...

Pilula ose kontraceptivi i emergjencës parandalon shtatzëninë duke penguar bashkimin e vezës me spermatozoidin. Bashkimi vezë - spermatozoid nuk ndodh domosdoshmërisht vetëm gjatë aktit seksual. Jetëgjatësia e spermatozoidëve shkon deri në 5 ditë, prandaj është e rëndësishme që ovulimi i vezës të mos ndodhë gjatë kësaj...

Shërbimet Gjinekologjike në Klinikën Gliozheni Në këtë kuadër Klinika ofron:⠀ ⠀ -Ekografi gjinekologjike⠀ -Ekografi të gjirit⠀ -Vizita dhe konsulta gjinekologjike për planifikimin e një shtatzënie, për sëmundje seksualisht të transmetueshme, për menopauzë dhe për probleme endokrino - gjinekologjike.⠀ -Pap-Test⠀ -Biopsi⠀ -Konizim⠀...

Tek gruaja vezët rriten në brendësi të folikujve në vezore. Gratë kanë dy vezore. Gjatë javës së parë pasi fillojnë periodat, të dyja vezoret fillojnë të rrisin folikuj që mund të bëhen vezë të maturuara. Vetëm rreth ditës së 7-të, njëra vezë bëhet dominante, vezë...

Progresteroni është një hormon shumë i rëndësishëm gjatë ciklit menstrual, shtatzënisë dhe embriogjenezës. Progesteroni sekretohet në gjysmën e dytë të ciklit menstrual dhe përgatit mitrën për të pritur vezën e fekonduar. Në rastin kur fekondimi nuk ndodh, niveli i progesteronit bie shumë dhe ndodh ardhja e...

Kohë më parë, për shumë çifte ishte e pamundur të kishin fëmijë. Sot ekziston një shpresë, quhet Fekondim In Vitro dhe përbëhet nga një seri teknikash revolucionare të cilat e bëjnë shtatzëninë një ëndër të prekshme për të gjithë. Klinika ju ofron mundësitë më të mira bashkëkohore...

Shkaktari kryesor i infeksioneve vaginale mykotike në mbi 90 % të rasteve është Candida albicans. Normalisht në vaginë ruhet një balancë midis baktereve dhe mykut, e cila nëqoftëse prishet myku, rritet mbi nivelet normale dhe çon në kruarje, derdhje vaginale, lëkurë të irrituar, skuqje të vulvës, dhimbje ose djegie gjatë urinimit etj.

Vetëm një spermatozoid mund të penetrojë vezën e pjekur duke e fekonduar atë. Gjatë kalimit nëpërmjet  membranës së vezës, spermatozoidi humbet bishtin e tij. Më pas bërthamat e vezës dhe të spermatozoidit shkrihen me njëra-tjetrën dhe kështu fillon krijimi i embrionit të ri.