Author: admin-klinika

Trashëgimia gjenetike e fëmijës tuaj, përcaktohet që në momentin e konceptimit; gjysma e saj vjen nga veza dhe gjysma tjetër nga spermatozoidi. Pra fëmija është fryt i një proçesi të nderlikuar të kombinimit të gjeneve që vijnë nga të dy prindërit. Pavarësisht se kujt i ngjan fëmija, ju dhe partneri juaj keni kontribuar në mënyrë të barabartë në hartën gjenetike të fëmijës tuaj.

Nausea e mëngjesit është një nga shqetësimet kryesore të tremujorit të parë të shtatzënisë. Megjithëse njihet si sëmundja e mëngjesit, të përzjerat dhe të vjellat, mund të zgjasin gjatë gjithë ditës.

Ndryshimi i tonit të lëkurës gjatë shtatzënisë është shumë i zakonshëm. Fillon në tremujorin e parë të shtatzënisë dhe ndodh në zonat që janë edhe normalisht më të pigmentuara se të tjerat, për shëmbull nishanet ose qukat.

Kur një grua shtatzënë konsumon një filxhan kafeje, kafeina kalon lehtësisht placentën dhe futet në lëngun amniotik dhe në qarkullimin e gjakut të fëmijës. Metabolizmi i fetusit është akoma duke u zhvilluar, prandaj ai ekspozohet ndaj efekteve të kafeinës për një kohë më të gjatë se nëna.

Kanceri i qafës së mitrës zë vendin e katërt në botë përsa i përket përhapjes. Qafa e mitrës është pjesa më e poshtme e mitrës e cila hapet më tej në vaginë. Kanceri ndodh kur qeliza jonormale fillojnë të rriten në mënyrë të pakontrolluar.

Është e vështirë të thuash me saktësi se sa pasi çastet e qetësisë, që mund të jenë dhe çaste gjumi, alternohen me çaste aktiviteti të shprehur. Nga një sërë studimesh të bëra mbi lëvizjet fetale dhe variacionet në frekuencën kardiake, rezulton se duke filluar nga muaji...

Nivelet e larta të progresteronit, gjatë shtatzënisë, ngadalësojnë funksionin tretës dhe për këtë arsye ushqimi rri  më gjatë në stomak. është më mirë nëse do të hani pak  dhe shpesh, pasi ushqimet në sasi të mëdha  do ta ngarkonin stomakun  dhe do të përkeqësonin tretjet...