Author: admin-klinika

Në disa gra, dhimbja e kokës përkeqësohet gjatë shtatzënisë, ndërsa në disa të tjera zhduken të gjitha simptomat. Ka shumë mundësi që ky shqetësim të jetë i lidhur me sasinë e gjakut që furnizon trurin e që  është nën ndikimin  e estrogjenëve. Disa simptoma tipike...

I porsalinduri i kalon 48 oret e para të jetës duke fjetur, prandaj ushqehet pak. Në përgjithësi , fëmija zgjohet dhe fillon të qajë kur ka nevojë për të pirë, por nëse fëmija juaj është gjumash, zgjojeni pas 4 orëve për t’i dhënë gji. Fëmijë...

Nepsi, më tepër sesa një nevojë për një ushqim të caktuar, është një dëshirë e fortë që nxit ndjesinë e urisë dhe që është shumë e fortë për ti rezistuar. Çokollata, akullorja, patatinat, turshitë apo ushqimet pikante janë disa nga shëmbujt më tipikë që gjatë  fundit të tremujorit të parë kërkohen nga shtatzëna.

Shkaktari kryesor i infeksioneve vaginale mykotike në mbi 90 % të rasteve është Candida albicans. Normalisht në vaginë ruhet një balancë midis baktereve dhe mykut, e cila nëqoftëse prishet myku, rritet mbi nivelet normale dhe çon në kruarje, derdhje vaginale, lëkurë të irrituar, skuqje të vulvës, dhimbje ose djegie gjatë urinimit etj.

…po merrja disa mjekime . A mund të jetë dëmtuar fëmija ? Varet nga lloji i medikamentit që keni përdorur dhe periudha e shtatzënisë kur i keni marrë. Duhet të konsultoheni me mjekun, pasi disa medikamente janë të sigurta, si p.sh. Vitaminat (përjashto ato me bazë...

Që nga momenti i lindjes bebi mund ti hapi sytë pas 1 deri 20 minutash. Pra kontakti i parë i syve midis nënës dhe fëmijës i cili konsiderohet shumë i rëndësishëm në proçesin e lidhjes midis tyre ndodh mjaft herët. Gjatë 2-3 muajve të parë zhvillimi...

Për ti ndjerë rregullisht lëvizjet e fetusit, duhet të prisni javët e 20-22. Zakonisht, gratë që kanë lindur një fëmijë janë më të ndjeshme dhe arrijnë ti ndjejnë lëvizjet më shpejt. Mos u shqetësoni nëse nuk i ndieni rregullisht lëvizjet e bebes deri në javën...

Ka një paqartësi midis grave për të kuptuar ndryshimin midis të paturit e vezoreve polikistike (PCO- nga anglishtja polycystic ovaries) dhe të qënit e diagnostikuar me Sindromën e Vezoreve Polikistike (PCOS- nga anglishtja polycystic ovaries syndrome). Megjithëse nga emërtimet mund të ketë ngjashmëri, përsa i përket rreziqeve dhe trajtimeve mjekësore ato ndryshojnë shumë.

Deri në javën e 9-të koka  dhe trupi nuk janë në proporcion. Truri dhe koka rriten më shpejt se pjesa tjetër e trupit. Përveç kësaj, edhe pjesa e pasme e kokës zhvillohet më shpejt se pjesa ballore; kjo është  arsyeja përse koka rezulton e përkulur...