ciklimenstrual Tag

Menopauza fillon rreth moshës 45 dhe 55 vjeçare. Ndërsa gruaja gjendet në periudhën e menopauzës, nivelet e hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni bien duke shfaqur simptomat si cikle menstruale të çrregullta apo ndryshimet në fluksin menstrual. Përpara, gjatë dhe pas menopauzës gratë duhet ti nënshtrohen ekzaminimit pelvik...

Histeroskopia është një procedurë që mund të përdoret për të diagnostikuar dhe trajtuar gjakderdhjen e shtuar. Procedura lejon që mjeku të shohë kavitetin uterin me anë të histeroskopit, i cili është i pajisur me kamera për të përftuar pamjen e mureve të mitrës . Histeroskopia mund...

Androgjenet janë hormone të cilat kontribuojnë në rritje dhe në riprodhim si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Prodhimi i androgjenëve tek gratë zvogëlohet me rritjen e moshës. Në kohën kur një grua është 40 vjeç, nivelet e saj të androgjenëve janë rreth gjysma e atyre...

PGD është një test gjenetik i cili i mundëson çifteve me një sëmundje gjenetike të kenë pasardhës  të shëndetshëm. Është një test që përformohet para implantimit të embrionit në mitër dhe kryhet gjatë procedurave të fertilizimit in vitro.  Testi ndihmon në identifikimin e çrregullimit të një...

Inseminimi Intra Uterin (IIU) është një procedurë për trajtimin e infertilitetit në çift. IIU kryhet në rastet e: - Infertilitetit mashkullor - Infertilitet të pashpjeguar - Çrregullimeve të ovulacionit - Endometriozës së lehtë ´ IIU mund të përsëritet deri në tre herë për të arritur rezultatin e dëshiruar. Kjo procedurë është e...

Në mënyrë që të arrihet një shtatzëni duhet që mitra të jetë e gatshme për të pritur embrionin. Endometri luan rol kryesor në implantimin e embrionit. Për të vlerësuar anomalitë e kavitetit uterin dhe dritaren e implantimit mund të kryhet testi i pranueshmerisë së endometrit. ERA rrit...

Dhurimi i vezëve është një program gjatë së cilit një grua i dhuron vezët e saj një gruaje tjetër dhe më pas këto vezë do të përdoren për një cikël FIV. Vezet e dhuruara do të përdoren nga gruaja e cila: -Ka ovare që nuk prodhojnë veze...

Cikli menstrual ka dy faza: folikulare dhe luteale. Dita e parë e menstruacioneve shënon fillimin e fazës folikulare. Gjatë kësaj faze, maturohet  veza në vezore. Më pas ndodh ovulimi, pra nga vezoret çlirohet veza e maturuar. Pas ovulimit fillon faza luteale. Nëse në fund të kësaj faze veza...

Hormonet seksuale ndikojnë në tingullin e zërit tuaj duke ndryshuar elasticitetin e kordave vokale. Kështu në periudhën e ciklit menstrual është vënë re se zëri bëhet më i thellë dhe i ngjirur, ndërsa një javë pas periodave intonacioni rritet duke e bërë më të lartë tingullin....

Mungesa e menstruacioneve jo domosdoshmërisht shërben si indikacion për një shtatzëni. Ekzistojnë disa arsye që nxisin çrregullimin e ciklit dhe vonesën e periodave të cilat ndahen në tre kategori: -Fiziologjike, duke marrë parasysh stresin dhe ndryshimet në peshë, sidomos humbja e peshës më shumë se 10...