ndërgjegjësim Tag

Qëndrimi në plazh mund t’ju falë ndjesinë e rehatisë dhe shplodhjes dhe përsa kohë që respektoni disa rregulla sigurie, nuk përbën problem për femijën. Gjatë shtatzënisë mund të ndjeni të nevojshme të pushoni dhe të kaloni më shumë kohë me miqtë dhe familjen. Gjithashtu mund të bëni...

Kolposkopia është një procedurë e cila kryhet me anë të kolposkopit, për të vëzhguar qafën e mitrës (apo vulvën ose vaginën, nëse dyshohet një anormalitet) pa krijuar dhimbje. Kolposkopi është një aparaturë zmadhuese optike që i lejon gjinekologut të bëjë një ekzaminim të detajuar. Ky ekzaminim sygjerohet...

Infeksionet seksualisht të transmetueshme të shkaktuara nga bakteriet mund të trajtohen me një kurë antimikrobiale.  Këto baktere mundet të jenë: -Klamidia, e cila është një ndër IST më të përhapura dhe nuk shoqërohet gjithmonë me simptoma. Në disa raste tek gratë mund të shoqërohet më dhimbje gjatë...

Infeksioni mykotik mund të jetë një prej efekteve anësore të antibiotikëve. Antibiotikët nuk vrasin vetëm bakteret patogjene, por edhe mikroorganizmat që gjenden në florën normale vaginale. Kjo krijon kushte të favorshme për rritjen e mykut që shkakton Candida. Simptomat kryesore janë skuqje dhe irritim vaginal, sekrecione...

Ndonjëherë mund të përjetoni gjakderdhje ndërmjet periodave, përshembull gjatë ovulimit. Ndryshe nga menstruacionet, gjakderdhja është e çrregullt, mund të zgjasë për  disa ditë dhe me ngjyrë kafe. Gjakderdhja mund të shkaktohet nga: -Ndryshimet hormonale si pasojë e ndërprerjes së kontraceptivëve -Infeksione të sistemit riprodhues -Tharje vaginale -Sëmundje gjinekologjike -Ndryshime të dukshme...

Cikli menstrual ka dy faza: folikulare dhe luteale. Dita e parë e menstruacioneve shënon fillimin e fazës folikulare. Gjatë kësaj faze, maturohet  veza në vezore. Më pas ndodh ovulimi, pra nga vezoret çlirohet veza e maturuar. Pas ovulimit fillon faza luteale. Nëse në fund të kësaj faze veza...

Aborti medikal është një procedurë e cila përdor medikamentet për të ndaluar një shtatzëni. Aborti medikal nuk kërkon procedurë kirurgjikale apo anestezi dhe mund të kryhet në shtëpi, por me vizita vijuese tek gjinekologu. Kjo metodë është një mënyrë e sigurtë dhe efikase gjatë tremujorit...

Vajrat esenciale  janë produkte kimike shumë të përqendruara dhe përdorimi i tyre në shtatzëni duhet të jetë i kufizuar si pasojë e mundësisë që kanë përbërësit për të rënë në kontakt me placentën. Përdorimi i tyre këshillohet të fillojë pas trimestrit të parë. Shpesh herë gratë...

Stresi prenatal i vazhdueshëm mund të ketë efekte thelbësore në shtatzëni, shëndetin e nënës dhe zhvillimin e fëmijës.  Nëse nëna shtatzënë ndjehet e stresuar për një kohë të gjatë, ekziston rreziku që fëmija të zhvillojë sëmundje  të cilat i ndikojnë në cilësinë e jetes si...

Infeksione seksualisht të transmetueshme (IST) mund të përhapen nëpërmjet kontaktit seksual të pambrojtur. Ato mund të transmetohen me anë të gjakut të infektuar, lëngjeve të tjera të trupit, nga kontakti i lëkurës së dëmtuar me lëngjet e trupit apo nga nëna tek fëmija gjatë lindjes. Disa...