pranëjush Tag

Në qoftë se një çift është duke planifikuar një shtatzëni dhe partneri mashkull është duhanpirës është mirë të ketë parasysh disa fakte: Përveç nikotinës që është në vetvete toksike për spermën, cigaret përmbajnë dhe metale mjaft toksike si Kadmium dhe Plumb.

Në takimin e parë është vendosur lidhja midis çiftit dhe mjekëve si dhe janë bërë sqarimet fillestare të nevojshme. Disa nga momentet kryesore të takimit pasardhës  janë: - Vlerësimi  i analizave që mjeku ka kërkuar në vizitën e parë.

Endometri është shtresa e mitrës që bije në kontakt të drejtpërdrejtë me vezën e fekonduar. Shtresa funksjonale e endometrit çdo cikël menstrual formohet nga e para nën ndikimin e hormonit estrogjen.

Trupi juaj ndryshon aq shpejt gjatë shtatzënisë sa mund të jetë e vështirë të ndash nëse po përjetoni dhimbje apo një simptomë "normale“ e shtatzënisë. Ndonjëherë do ju duhet t՚ju besoni instikteve për të mos u alarmuar dhe për të mos vrapuar direkt tek doktori.

Njëherë shtatzënë, trupi i femrës fillon të zhvillojë një organ totalisht të ri dhe të përkohshëm që quhet placentë. Megjithëse zhvillohet në mitër, në krijimin e saj kontribojnë qeliza nga embrioni i implantuar prandaj quhet një organ feto-maternal dhe është shëmbull i komunikimi të mrekullueshëm nënë- fëmijë.

Gratë shtatzëna janë më të predispozuara për të pësuar thyerje të kockave për shkak të pranisë të shtuar të hormonit relaksinë. Ky hormon bën të mundur që artikulacionet e kyҫeve të dobësohen në mënyrë që kockat e legenit të hapen kur të vijë momenti i...

Fëmija me pak praktikë mund të edukohet me ritme të rregullta të të ushqyerit. Ky modifikim i sjelljes së fëmijës është rezultat i qëndrimeve të prindit. Për shëmbull, në ushqyerjen gjatë natës është mire që me fëmijën të mos luhet  dhe të përkëdhelet tepër.Në këtë mënyrë,...

Gruaja shtatzënë ka një nuhatje mjaft të mprehtë. Arsyeja? Gjatë evolucionit është zhvilluar kjo shqisë në mënyrë që të ndihmojë nënën të qëndrojë larg ushqimeve të dëmshme, të prishura apo helmuese të cilat zakonisht kanë dhe aromën e tyre karakteristike. Kështu të voglit në rritje brenda...