shtatzënieshëndetshme Tag

Eko morfologjike  kryhet në javën e 21-23-të të shtatzënisë.  Gjatë kësaj vizite vërehet zhvillimi strukturor i fetusit, pozicioni i placentës, kordoni umbelikal, lëngu amniotik, uterusi dhe cerviksi. Me anë të kësaj teknike mund të dallohen edhe anomali në zhvillimin e zemrës, stomakut, veshkave, shtyllës kurrizore...

Mbajtja e një rutinë të rregullt ushtrimesh gjatë shtatzënisë ju ndihmon të jeni të shëndetshme dhe të ndjeheni mirë. Ushtrimet e gjimnastikës mund të përmirësojnë qëndrimin, dhimbjet e shpinës, parandalojnë diabetin gjatë shtatzënisë, ulin stresin dhe lodhjen. Nëse keni probleme shëndetsore si astma, sëmundje të zemrës ose...

Drithrat janë mjaft të pasura me fibra,vitaninën E, hekur, magnez dhe nutrientë të tjerë. Në shtatzëni është thelbësore që të konsumohen drithra të “plota” të cilat janë shumë të pasura me lëndë ushqyese.

Trupi juaj ndryshon aq shpejt gjatë shtatzënisë sa mund të jetë e vështirë të ndash nëse po përjetoni dhimbje apo një simptomë "normale“ e shtatzënisë. Ndonjëherë do ju duhet t՚ju besoni instikteve për të mos u alarmuar dhe për të mos vrapuar direkt tek doktori.

Gratë shtatzëna janë më të predispozuara për të pësuar thyerje të kockave për shkak të pranisë të shtuar të hormonit relaksinë. Ky hormon bën të mundur që artikulacionet e kyҫeve të dobësohen në mënyrë që kockat e legenit të hapen kur të vijë momenti i...

Gruaja shtatzënë ka një nuhatje mjaft të mprehtë. Arsyeja? Gjatë evolucionit është zhvilluar kjo shqisë në mënyrë që të ndihmojë nënën të qëndrojë larg ushqimeve të dëmshme, të prishura apo helmuese të cilat zakonisht kanë dhe aromën e tyre karakteristike. Kështu të voglit në rritje brenda...

Bebet janë totalisht të varura nga nëna dhe nga babai, por veçanërisht nga nëna përsa kohë ushqehen me gji. E qara është mënyra e tyre e vetme e komunikimit. Ata qajnë për të treguar nevojat e tyre ose për të kërkuar vëmendje dhe përkujdesje. Qajnë sepse...

Të mirat e sportit dhe të aktivitetit fizik në shëndetin e përgjithshëm të organizmit janë të shumta. Për atë pjesë të grave që kanë qënë shumë aktive para shtatzënisë kemi disa këshilla : - Shmangni sportet që përfshijnë shumë kontakte fizike si basketbolli apo vollejbolli. - Kufizoni...

Të përzjerat e mëngjesit apo nepsi për ushqime të caktuara janë të njohura në shtatzëni, por ka dhe një sërë ndryshimesh të tjera që shtatzëna përjeton të cilat mund tju duken disi të çuditshme: -Neps jo për ushqime por për produkte si akull, shkumës, sapun, etj, -Rinit,...