1-GJINEKOLOGJI

Faza luteale zgjat 12 deri 16 ditë ndërmjet fazës ovulative dhe asaj menstruale. Gjatë kësaj fazë rritet niveli i progesteronit dhe trashet endometri për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për embrionin. Por disa gra paraqesin vlera të ulëta të progesteronit dhe endometri nuk shfaq receptivitet...

Pasi është kryer konsulta, marrja e vezëve, fertilizimi i tyre dhe mbajtja në kulturë për disa ditë, gruaja përgatitet për transferimin e embrioneve në mitër. Dita e transfertës dhe numri i embrioneve që do transferohen varen nga një sërë faktorësh. Procedura realizohet me një kateter specifik, me...

Pap testi është një procedurë pa dhimbje dhe e shpejtë, me anë të cilës testohet prania e qelizave kancerogjene në qafën e mitrës. Ajo përfshin ekzaminimin e qelizave të marra nga cerviksi me anë të mikroskopit. Infeksionet dhe qelizat jo normale mund të jenë të pranishme pa...

Vagina ka një pH 4.5, i cili shërben si një barrierë që bakteret e mira si laktobacilet krijojnë kundrejt baktereve patogjenike. Në rastet kur pH vaginal rritet dhe shkon drejt neutralitetit mund të shfaqen probleme siç janë rritje e baktereve jonormale apo e mykut vaginal. Simptomat e...

Menopauza fillon rreth moshës 45 dhe 55 vjeçare. Ndërsa gruaja gjendet në periudhën e menopauzës, nivelet e hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni bien duke shfaqur simptomat si cikle menstruale të çrregullta apo ndryshimet në fluksin menstrual. Përpara, gjatë dhe pas menopauzës gratë duhet ti nënshtrohen ekzaminimit pelvik...

Gjatë çdo cikli menstrual të një gruaje në moshë riprodhuese, një vezë maturohet dhe lë vezoren, pra ovulon. Jetëgjatësia e vezës është rreth 24 orë. Në qoftë se gjatë këtyre 24 orëve veza takon spermën ndodh shtatzënia. Në të kundërt veza shpërbëhet në tubin e Falopit...

LEEP (loop electrosurgical excision procedure)  është një procedurë që përdoret për të larguar nga cerviksi dhe vagina  qelizat jonormale apo prekanceroze. Qelizat jonormale mund të jenë rritje beninje ose polipe por mund të jenë edhe qeliza prekanceroze që mund të zhvillohen në kancer të qafës së...

Histeroskopia është një procedurë që mund të përdoret për të diagnostikuar dhe trajtuar gjakderdhjen e shtuar. Procedura lejon që mjeku të shohë kavitetin uterin me anë të histeroskopit, i cili është i pajisur me kamera për të përftuar pamjen e mureve të mitrës . Histeroskopia mund...

Androgjenet janë hormone të cilat kontribuojnë në rritje dhe në riprodhim si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Prodhimi i androgjenëve tek gratë zvogëlohet me rritjen e moshës. Në kohën kur një grua është 40 vjeç, nivelet e saj të androgjenëve janë rreth gjysma e atyre...

PGD është një test gjenetik i cili i mundëson çifteve me një sëmundje gjenetike të kenë pasardhës  të shëndetshëm. Është një test që përformohet para implantimit të embrionit në mitër dhe kryhet gjatë procedurave të fertilizimit in vitro.  Testi ndihmon në identifikimin e çrregullimit të një...