1-GJINEKOLOGJI

Disa trajtime kundër kancerit mund të ndikojnë gjithashtu në fertilitetin e pacientit. Këto efekte mund të jenë të përhershme ose të përkohshme duke ndikuar në mundësinë për të prodhuar spermatozoidë në testikuj apo praninë e tyre në ejakulim. Pas kemioterapisë, sasia e spermatozoidëve në ejakulat varet nga...

Lëkura dhe skalpi i përgjigjen ndryshimeve hormonale që ndodhin gjatë ciklit menstrual. Shumica e ndryshimeve mund të shoqërohen me rritjen e prodhimit të yndyrës nga gjendrat sebace (yndyrore) meqënëse yndyra dhe folikuli i flokut dalin nga të njëjtat pore në lëkurë. Prodhimi i sebumit ndikohet nga...

HSG –ja është një ekzaminim imazherik , i cili shërben për të parë dhe vlerësuar nëse tubat e Fallopit janë të hapur dhe për të evidentuar nëse kaviteti uterin është normal. Histerosalpinografia realizohet në një kohë të shkurtër, rreth 5 minuta dhe në periudhën pas përfundimit...

Kondilomat janë lytha gjenital të shkaktuara nga human papiloma virus – HPV dhe mund të krijohen pas kontakteve seksuale të pambrojtura. Kondilomat shfaqen në lëkurë dhe membranat mukozale të organeve gjenitale ose në zonën e anusit dhe në kavitetin oral. Kondilomat mund të jenë të sheshta ose...

Kolposkopia është një procedurë e cila kryhet me anë të kolposkopit, për të vëzhguar qafën e mitrës (apo vulvën ose vaginën, nëse dyshohet një anormalitet) pa krijuar dhimbje. Kolposkopi është një aparaturë zmadhuese optike që i lejon gjinekologut të bëjë një ekzaminim të detajuar. Ky ekzaminim sygjerohet...

Infeksionet seksualisht të transmetueshme të shkaktuara nga bakteriet mund të trajtohen me një kurë antimikrobiale.  Këto baktere mundet të jenë: -Klamidia, e cila është një ndër IST më të përhapura dhe nuk shoqërohet gjithmonë me simptoma. Në disa raste tek gratë mund të shoqërohet më dhimbje gjatë...

Infeksioni mykotik mund të jetë një prej efekteve anësore të antibiotikëve. Antibiotikët nuk vrasin vetëm bakteret patogjene, por edhe mikroorganizmat që gjenden në florën normale vaginale. Kjo krijon kushte të favorshme për rritjen e mykut që shkakton Candida. Simptomat kryesore janë skuqje dhe irritim vaginal, sekrecione...

Ndonjëherë mund të përjetoni gjakderdhje ndërmjet periodave, përshembull gjatë ovulimit. Ndryshe nga menstruacionet, gjakderdhja është e çrregullt, mund të zgjasë për  disa ditë dhe me ngjyrë kafe. Gjakderdhja mund të shkaktohet nga: -Ndryshimet hormonale si pasojë e ndërprerjes së kontraceptivëve -Infeksione të sistemit riprodhues -Tharje vaginale -Sëmundje gjinekologjike -Ndryshime të dukshme...

Cikli menstrual ka dy faza: folikulare dhe luteale. Dita e parë e menstruacioneve shënon fillimin e fazës folikulare. Gjatë kësaj faze, maturohet  veza në vezore. Më pas ndodh ovulimi, pra nga vezoret çlirohet veza e maturuar. Pas ovulimit fillon faza luteale. Nëse në fund të kësaj faze veza...

Aborti medikal është një procedurë e cila përdor medikamentet për të ndaluar një shtatzëni. Aborti medikal nuk kërkon procedurë kirurgjikale apo anestezi dhe mund të kryhet në shtëpi, por me vizita vijuese tek gjinekologu. Kjo metodë është një mënyrë e sigurtë dhe efikase gjatë tremujorit...