shërbimeGliozheni Tag

Citomegalovirusi (CMV) është anëtar i grupit të Herpes virus dhe karakterizohet nga aftësia për të qëndruar i fjetur në trup për një periudhë të gjatë. Shtatzëna mund ta marrë infeksionin nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë më një person mbartës të virusit. Transmetimi mund të bëhet nëpërmjet spermës,...

Një nga momentet më emocionuese në shtatzëni është kur ju ndjeni lëvizjet e para të vogla të fëmijës tuaj. Këto lëvizje ju sigurojnë se i bebi po zhvillohet dhe ju ndihmojnë të ndjeheni më afër tij. Ju mundet të ndjeni lëvizjet e para, të quajtura “shkelmime",...

Në bazë të ligjit për Sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, periudha e përfitimit të lejes së shtatzënisë është 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimium prej 35 ditësh para dhe 42 ditë pas lindjes së fëmijës. Për gratë që kanë më shumë se një fëmijë,...

Toksoplazmoza është një infeksion që shkaktohet nga paraziti Toxoplasma gondii. Në shumicën e rasteve është asimptomatike ose mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin dhe inflamacionin. Toxoplazmoza mund të zhvillohet nga: - Mishi i pagatuar mirë. - Zarzavate të palara mirë. - Qumështi i papasterizuar. - Feçet e maceve. Infektimi...

Kandida shkaktohet nga Candida albicans dhe është një infeksion i shpeshtë në shtatzëni i cili nuk jep nderlikime nëse kurohet në kohë me medikamentet e duhura. Simptomat më të shpeshta janë kruajtjet dhe sekrecionet e shtuara vaginale. Infeksioni mykotik gjatë shtatzënisë mundet të shkaktohet nga: - Ndryshimet...

Ndryshimet e vrullshme gjatë shtatzënisë sjellin konflikte jo të pakta midis partnerëve. Mirëkuptimi dhe toleranca reciproke ndihmojnë për të përballuar këto çaste të vështira. Prandaj është e rëndësishme: - Ti jepni ndihmë njëri-tjetrit: Dialogu i vazhdueshëm dhe momentet e ndara sëbashku mundësojnë kapërcimin e frikës dhe ankthit. -...

Në video tregohen momente nga puna në laboratorin tonë të fekondimit in vitro gjatë proçedurës së biopsisë embrionale. Kjo nënkupton shkëputjen e disa qelizave kur embrioni ka arritur stadin e blastocistit me qëllim analizimin e materialit gjenetik në brendësi. Marrja e këtyre qelizave në mënyrën e duhur...

Sëmundja Inflamatore e Pelvisit (SIP) është një infeksion i organeve riprodhuese tek femrat. SIP ndodh kur bakteret lëvizin nga vagina dhe qafa e mitrës lart në mitër, vezore ose në tubat e fallopit dhe formojnë një absces. Dy infeksione seksualisht të transmetueshme (IST) Gonorrhea dhe Klamidia,...

Vajzat këshillohen të bëjnë vizitën e parë gjinekologjike sa më herët. Ndonëse mamaja mund të insistojë që të jetë e pranishme gjatë vizitës  është mirë që biseda të jetë midis vajzës dhe mjekut. Mjeku mund të bëjë disa pyetje në lidhje me menstruacionet ose nëse jeni...

Bëhet fjalë për infertilitet të çiftit kur pas një viti raportesh seksuale të rregullta dhe pa përdorur metoda kontracepsioni, nuk është arritur një shtatzëni. Infertiliteti sot është një fenomen i përhapur në mbarë botën dhe përbën një problem të rëndësishëm sa mjekësor aq edhe social....