shtatzënitëshëndetshme Tag

Gjatë çdo cikli menstrual të një gruaje në moshë riprodhuese, një vezë maturohet dhe lë vezoren, pra ovulon. Jetëgjatësia e vezës është rreth 24 orë. Në qoftë se gjatë këtyre 24 orëve veza takon spermën ndodh shtatzënia. Në të kundërt veza shpërbëhet në tubin e Falopit...

Strijat janë një manifestim i ndryshimeve të menjëhershme në lëkurë si rezultat i çrregullimeve hormonale dhe çarjes të strukturës së kolagjenit dhe elastinës. Strijat shfaqen në zona të ndryshme si gjoksi, pjesa e sipërme e kofshëve apo abdomeni dhe shfaqen tek pothuajse 90% e grave shtatzëna. Pavarësisht...

Infertiliteti është pamundësia për të konceptuar një shtatzëni pas një viti (ose më gjatë) të marrdhënieve seksuale  të  pambrojtura apo përjetimi i humbjeve të përsëritura të shtatzënive . Problemet e infertilitetit në çift mund të vijnë prej burrit dhe gruas së bashku ose prej vetëm njërit...

Ekzistojnë shumë mundësi përse një grua nuk arrin të mbetet shtatzënë. Si fillim duhet të dini që shtatzënia nuk arrihet menjëherë. 80% e çifteve mbeten shtatzënë 6 muaj pasi kanë filluar përpjekjet për të patur një fëmijë, ndërsa 90% e tyre do të kenë një shtatzëni...

Gjatë shtatzënisë trupi ndryshon duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për fëmijën. Organizmi ka nevojë për më shumë gjak gjatë kësaj periudhe. Si pasojë e rritjes së numrit të qelizave të gjakut, nevojiten më shumë elementë si hekuri, vitamina B12 dhe acidi folik, mungesa e të...

Nënproduktet e qumështit  përbëjnë një pjesë të rëndësishme të dietës ushqimore në shtatzëni. Mesatarisht një grua shtatzënë ka nevojë për rreth 1200 mg kalçium. Sugjerimet e mëposhtme mbartin 300 mg kalçium: - 1 filxhan qumësht (250 ml) - 200 gram kos - 30 gram djathë Nën produktet e qumështit janë të...

Qafa e mitrës është pjesa cilindrike që lidh mitrën me vaginën. Para shtatzënisë, qafa e mitrës është e gjatë rreth 3-5 centimetra dhe gjatë shtatzënisë shkurtohet, bëhet më e butë për të bërë të mundur lindjen. Disa gra kanë qafën e mitrës më të shkurtër. Kur është...

Po. Ushqimet pikante nuk e dëmtojnë՞fetusin, por ato mund t’ju bëjnë juve të ndjeheni jo mirë. Gjatë shtatzënisë shumë gra vuajnë nga djegia e stomakut dhe ushqimet pikante mund ta përkeqësojnë atë. Djegiet janë të zakonshme sidomos gjatë tremujorit të fundit kur bebi është i rritur dhe madhësia...

Zgjedhja e mjekut dhe e strukturës pranë së cilës do të kryhet ndjekja e shtatzënisë është mjaft e rëndësishme për çiftin. Pranë klinikës tonë do të gjeni jo vetëm profesionalizëm por edhe mbështetje në një nga rrugëtimet më të bukura të jetës, atë drejt prindërimit. Për më...

Sistemi imunitar pëson ndryshime gjatë shtatzënisë. Këto ndryshime kontribuojnë në vazhdimin e shtatzënisë dhe mendohet se shkaktohen nga luhatjet hormonale që ndodhin tek gratë shtatzëna. Sistemi imunitar i nënës duhet të rregullohet në mënyrë që të mos e refuzojë foshnjën. Kjo arrihet duke ndryshuar aktivitetin e qelizave...