4-SHTATZËNI

Nausea e mëngjesit është një nga shqetësimet kryesore të tremujorit të parë të shtatzënisë. Megjithëse njihet si sëmundja e mëngjesit, të përzjerat dhe të vjellat, mund të zgjasin gjatë gjithë ditës.

Ndryshimi i tonit të lëkurës gjatë shtatzënisë është shumë i zakonshëm. Fillon në tremujorin e parë të shtatzënisë dhe ndodh në zonat që janë edhe normalisht më të pigmentuara se të tjerat, për shëmbull nishanet ose qukat.

Kur një grua shtatzënë konsumon një filxhan kafeje, kafeina kalon lehtësisht placentën dhe futet në lëngun amniotik dhe në qarkullimin e gjakut të fëmijës. Metabolizmi i fetusit është akoma duke u zhvilluar, prandaj ai ekspozohet ndaj efekteve të kafeinës për një kohë më të gjatë se nëna.

Nivelet e larta të progresteronit, gjatë shtatzënisë, ngadalësojnë funksionin tretës dhe për këtë arsye ushqimi rri  më gjatë në stomak. është më mirë nëse do të hani pak  dhe shpesh, pasi ushqimet në sasi të mëdha  do ta ngarkonin stomakun  dhe do të përkeqësonin tretjet...

Studime të ndyshme tregojnë se përdorimi i bojës së flokëve gjatë shtatzënisë , lidhet me zhvillimin e disa keqformimeve tek pasardhësit. Rekomandohet që shtatzënat ta shmangin totalisht lyerjen e flokëve....

Studime të fundit tregojnë se konsumimi i rregullt i çokollatës gjatë shtatzënisë mbron nënat nga rreziku i preeklampsisë dhe hipertensionit të shtatzënisë. Këshillohet veçanërisht çokollata e zezë, por kujdes të mos teprohet me sasinë....

Në stinën e dimrit është më e zakonshme të merrni një të ftohur. Megjithë kujdesin tuaj mund të ndodhë që të sëmureni dhe në këtë rast duhet të pushoni, të rrini ngrohtë dhe të pini shumë lëngje për të shmangur dehidratimin.