4-SHTATZËNI

Shtimi në peshë varet nga konstrukti fizik. Një rritje midis 8-12 kg quhet normale. Ka një variacion të gjërë individual, që lidhet edhe me peshën e gruas para shtatzënisë. Në shtatzëninë binjake, shtesa mund të jetë deri në 15 kg.

Udhëtimi me avion gjatë shtatzënisë është komod nëse shtatzënia shkon normalisht. Shumë shoqëri ajrore kanë kufizime, zakonisht për udhëtimet pas javës së 32

Fëmija në mitrën e nënës “noton” në lëngun amniotik, në brendësi të dhomëzës membranoze që e mbështjell.

NIPT (Noninvasive  Prenatal Testing) është një mënyrë testimi për çrregullime gjenetike të mundshme tek fetusi. NIPT arrin të analizojë ADN-në fetale, e cila qarkullon në gjakun e nënës.

Në obstetrikë, termi “paraqitje” i referohet pjesës anatomike të fetusit, që gjendet më afër kanalit të lindjes. Ka disa lloje paraqitjesh të ndryshme fetale, por më të shpeshtat janë ajo cefalike dhe podalike.

Acidi folik ose vitamina B9 cilësohet si një nga 13 vitaminat  esenciale, ajo nuk mund të sintetizohet në organizëm prandaj duhet marrë nga ushqimet ose në trajtën e suplementeve.

Vija e shtatzënisë, e njohur si ‘’Linea Nigra’’ është një vijë e errët e cila shfaqet në bark gjatë shtatzënisë. Ajo bëhet e dukshme rreth muajit të 5-të të shtatzënisë dhe ngjyra e saj, kafe e ҫelur, theksohet me zhvillimin e shtatzënisë.